Përplasen tre mjete në Qafë Kashar, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e tre automjeteve. Aksidenti u regjistrua rreth orës 17:40 (11 prill 2015) në Qafë të Kasharit.Tre automjetet e përfshira në aksident janë nje kamion me targa TR 96 19 R me drejtues A. P, një veturë me targa AA 262 IJ me drejtues shtetasin G.M. dhe mjeti me targa TR 1304 M me drejtues Xh.M.Nga përplasja mes tyre, janë dëmtuar pasagjerët e veturës, E.D 29 vjeç dhe A. S 40 vjeç.Dy të plagosurit janë dërguar për mjekim në QSUT dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.