SHBA, të shtëna me armë pranë Kongresit amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2015, 20:44
Të shtëna me armë zjarri pranë ndërtesës së Capitol Hill në SHBA. Një person ka qëlluar me armë zjarri, për arsye ende të paqarta.Policia ka mundur të neutralizojë personin e armatosur, ndërkohë që ndërtesa e Kongresit është mbyllur per arsye sigurie dhe po mbikqyret nën masa të rrepta.Mësohet se ligjvënësit e Kongresit kanë qenë me pushime 2 javore. Ata do të rikthehen në punë të hënën.Ndërkohë policia po heton edhe një pako të dyshimtë, e cila gjendet në tarracë në perëndim të ndërtesës Capitol.
