Fier, makina merr flakë në autostradë, shpëtojnë 4 anëtarë të një familje

Katër persona të një familje kanë shpëtuar mrekullisht teksa mjeti i tyre është përfshirë nga flakët në lëvizje.Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:40 në autostradën Lushnje-Fier.Mjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi H.Meta është përfshirë nga flakët.Ka qenë shtetasi Meta dhe tre familjarët e tij që gjendeshin në mjet, të cilët kanë ndjerë erën e djegies në mjet, duke e braktisur në kohë atë, para se të shpërthente në flakë.Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrëfikëse të cilët kanë bërë shuarjen e mjetit.Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri në mjet të jetë provokuar nga një shkëndijë elektrike.