Tetovë, vritet një shqiptar, 11 të tjerë plagosen. Arrestohet autori
Një i ri shqiptar ka vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur në një kafene në qendër të Tetovës kur një person i panjohur ka qëlluar me armë zjarriNga plagët e marra ndërroi jetë në spitalin e Shkupit Altrim Kasami (22 vjeç) nga fshati Poroj i Tetovës.Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të premtes në lokalin "Barcode", në rrugën “Dervish Carra”, në qendër të Tetovës.Tre të lënduarit për shkak të plagëve të rënda ishin transferuar në Shkup, ndërsa 6 të tjerët po qëndrojnë në Spitalin Klinik të Tetovës.“Mbrëmë rreth orës 22.00 në lokalin “Barcode” në rrugën JNA (Dervish Cara) në Tetovë në pronësi të dy tetovarëve nga 36 dhe 39 vjeçar, ka ndodhur një incident i armatosur ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 11 persona të cilët janë dërguar në Spitalin Klinik në Shkup dhe atë të Tetovës.Nga ky incident Altrim A., 22 vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin “Sistina” në Shkup pasi që kishte marrë plagë në kraharor dhe stomak. Trupi i tij është ndalur për obduksion” deklaroi zëdhënësi i policisë në Tetovë, Marjan Josifoski.Ai njoftoi se gjashtë nga të plagosurit të moshave 20- 25 vjeç që kanë marrë plagë të rëna nga arma e zjarrit janë dërguar në Spital në Shkup, ndërsa pesë të tjerë që kanë marrë lëndime nga xhamat e thyer, djegiet dhe objektet e forta gjatë incidentit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas mjekimit të plagëve janë dërguar në shtëpi.Policia mbrëmë vonë njoftoi se ka arritur të arrestojë autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë, i cili kishte përfunduar i plagosur dhe po mjekohet në Spitalin e Tetovës.