ISHP: Banorët e Marinzës mos përdorin ujin, është i ndotur, furnizimi me autobot

"Qytetarë, mos konsumoni ujë  sepse ai është i ndotur"-me këtë thirrje Instituti i Shëndetit Publik i kërkon banorëve të Marinzës të shmangin përdorimin e ujit të pijshëm sepse analizat paraprake kanë rezultuar se ai është i ndodtur.“Janë dhënë rekomandime për mospërdorim edhe të puseve individuale që kanë banorët mos përdoret në asnjë formë. Edhe uji i rrjetit ujësjellës është vetëm për përdorim komunal, derisa ne të sigurohem që ky ujë është me standard dhe nuk përbën dëmtim”Specialistja në ISHP Valbona Bara thotë drejtoria e Shëndetit Publik dhe ISHP kanë bërë analizat e autobotëve që furnizmi i komunitetit të bëhet vetëm në këtë mënyrë dhetë mos përdoret  aspak  uji në rubinetat e cesmave apo i puesve të këtyre banorëve.“Furnizmi i popullatës vazhdon në mënyrë të rregullt me autobote, të cilët kontrollohen cdo ditë për cilësinë e ujit. Uji i autoboteve është brenda standardeve për ujin e pijshëm”ISHP vijon me bërje  të analizave të ujit për të parë përbjen toksike në ujin e pijshëm. Shpërthimet në këtë zonë kanë bërë që autotritet shëndetësore të japin alarimin se uji nuk mund të konsumohet dhe nëse kjo ndodh pasojat në shëndet janë të mëdha duke nisur nga një mori infeksionesh në organizëm.