Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, 12 vjeçari me biçiklete i pret rrugën makinës

Aksident në aksin Fushë-Krujë -Tiranë pranë fshatit Larushk. Një 12 vjecar po lëvizte me bicikletë nga një krah i rruges në tjetrin, ndërsa është përplasur nga një automjet të cilit i ka prerë rrugën.12 vjecari me iniciale D.K, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa drejtuesi i automjetit me targa AA 511KR, eshte ndaluar nga policia.Ngjarja është shënuar rreth orës 19:00, dhe sipas policisë, shkak i aksidentit ka qene nderprerja e rruges nga biçikleta por edhe shpejtesia e mjetit. Ky aksident shënohet në më pak se 24 orë kur një 38 vjecar humbi hjetën teksa po ecte me bicikletë pranë fshatit Larushk, mbrëmjen e 9 prillit.