Pashkët, Kisha Ortodokse ka nisur përgatitjet

Që prej ditës së hënë Kisha Ortodokse në kryeqytet ka nisur përgatitjet për festën e Pahkëve. Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusi.Besimtarët ortodoksë tashmë kanë bërë gjithçka gati për këtë festë e cila për ta ka domethënie të vecantë. Gjithcka ka nisur me përgatitjen e simbolit të kësaj feste që janë vezët e më pas më gatime tradicionale për drekën e së dielës.Megjithatë këto tradita nuk respektohen vetëm nga moshat e mëdha por edhe nga të rinjtë, prania e të cilëve në meshë ishte e lartë.Përgjegjësi i zyrës së Katekizmit në kishën Ortodokse në kryeqytet Miron Cako rrëfen se Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës së pesëdhjetë.Sipas tij  sezoni i Pashkës fillon ditën e Pashkës dhe përfundon me ardhjen e ditës së dyzetë, festën e Ngritjes. Cako  shpjegon se në këtë të premte të zezë besimtarët ortodoksë falen mbi trupin e vdekur të JezusitCako rrëfen se Traditat e Besimtarëve  ortodoksë janë trashëguar nga breza të tërë. Një ndër to janë vezët të cilat duhet të jenë të kuqe ngjyrë e cila simbolizon edhe gjakun e Jezusit.Mesnatën e së shtunës është edhe mesha e shenjtë në të cilën marrin pjesë mijëra besimtare ndërsa të dielën është dhe dreka e Pashkëve.