Durrës, PS-LSI-PDIU bashkojnë votat në Këshill Bashkiak, miratohen 118 banesa sociale me qira të përjetshme

Si një dhuratë e papritur pashkësh, 118 familje në Durrës nga kjo e premte janë bërë pronarë të banesave sociale me qira të përjetshme.Vendimi në Këshillin Bashkiak të Durrësit kaloi falë votave mes këshilltarëve të PS, LSI dhe atyre të PDIU të cilët konfirmuan kështu zyrtarisht bashkimin me koalicionin e majtë.Por ndërsa lë pas odisenë katër vjecare për familjet përfituese, ky vendim ka hapur një debat të ri për shkak se vjen vetëm 3 muaj para zgjedhjeve lokale të 21 qershorit dhe për demokratët ndarja është klienteliste.Mbi këto argument, të djathtët kërkuan më shumë informacion dhe shtyrjen e vendimit, dhe kur kërkesa nuk u mor parasysh vendosën të braktisin mbledhjen.Qiraja e përjetshme për familjet përfituese të hyrjeve 1+1 dhe 2+1 varjon nga 6700 lekë deri në 11400 lekë në muaj. Blloku i pallateve në lagjen nr 17, ku do te jetojnë ka përfunduar prej 2 vitesh, por ishin peng i mosmarrveshjeve në këshillin bashkiak.