Koplik, Beqaj dhe ambasadori turk përurojnë rikonstruksionin e qendrës shëndetësore

Rrethit të Malësisë së Madhe i është shtuar një qëndër e re shëndetësore në fshatin Koplik i Sipërm. Inaugurimi i saj është bërë nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i shoqëruar nga ambasadori turk në Shqipëri Hidayet Bayraktar si dhe deputeti Paulin Sterkaj.Ilir Beqaj: Inaugurojmë rikosntruksionin e plotë të kësaj qendrë shëndetësore, por patëm mundësi që të shohim nga afër edhe punën për të filluar kontrollin bazë të shëndetit për moshën 40-65 vjeç.Rikonstruksioni i qendrës shëndetësore e cila ishte jashtë funksionit kap shifrën e 35 mijë eurove, një bashkëfinancim I qeverisë shqiptare dhe turke. Sipas Ministrit Beqaj, veç shërbimeve bazë, tashmë pacientëve do të ofrohet edhe check - up, falas.Hidayet Bayraktar: Marrëdheniet mes 2 vendeve tona janë në nivel të përkryer. Kemi bashkëpunim në shumë fusha dhe shëndetësia është më kryesorja. Turqia përmes qendrës së ndihmave turke, ka financuar këtu në Koplik për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore që do t'u vijë në ndihmë banoreve të zonës. Këto bashkëpunime tonat do të vijojnë, prandaj ju uruoj suksese stafit të mjekëve në punën e tyre".Qendra shëndetësore e Koplikut të Sipërm do t'u vijë në shërbim rreth 1 mijë banorëve të zonës.