Mima: Sjellja e drejtoreshës së lojërave të fatit, akt i paprecedentë arrogance

Për deputetin Florjon Mima sjellja e drejtores së lojërave të fatit të komisionin e ligjeve ishte një akt i paprecedentë arrogance

Por për demokratin arrogancë ishte edhe vendimi i mazhorancës që në seancës e së enjtes rrëzoi amendamentet e opozitës për uljen e TVSH-së për energjinë dhe taksën e qarkullimit. Dhe si ish ministër i ekonomisë gjatë qeverisjes së demokratëve, Mima argumentoi në studion e Ora News pse argumentet e mazhorancës nuk qëndrojnë.

Sipas Mimës qeveria gaboi kur i fali CEZ 1 miliard, kur çështja mund të fitohej në gjykatën e arbitrazhit

Deputeti demokrat komentoi edhe çështje të tjera në fushën e ekonomisë.