Shkup, shpërthim afër godinës së qeverisë maqedonase

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar rreth orës 21:00 të së premtes 10 prill 2015.rreth 10 metra larg ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë.Njësitë antiterror shkuan në vendin e ngjarjes.Ministria e Brendshme informoi se nuk ka pasur dëme në njerëz dhe as dëme materiale nga pasojat e shpërthimit të një mjeti, mbetjet e të cilit janë marrë për hetime.Policia tha se ende nuk dihet asgjë për autorët apo motivet e mundshme të shpërthimit.Ndërkohë agjencia e lajmeve macedonase, MINA ngre pikëpyetjen nëse ky incident ka lidhje me liderin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev për të cilin tashmë prokuroria ka deklaruar se kishte mbyllur dosjen dhe do e dërgonte në gjykatë. [caption id="attachment_492159" align="alignnone" width="640"]policet 2 Në foto: Forcat e policisë pranë ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë[/caption][caption id="attachment_492160" align="alignnone" width="640"]polici maqedoni Në foto: Forcat e policisë pranë ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë[/caption]/Oranews.tv/