Zyrtari i DASH për Europën: Shqipëria të vazhdojë me dekriminalizimin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë pozitivisht hapat e ndërmarra nga Shqipëria për dekriminalizimin e Parlamentit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zevendës/ndihmës sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Yee I ka bërë thirrje qeverisë dhe palëve politike që të të vijojnë bashkëpunimit mbi këtë prirje."Kohët e fundit kemi parë masa për të dekriminalizuar parlamentin dhe ne mendojmë se ky është një zhvillim shumë pozitiv. Ne i kemi përshëndetur publikisht qeverinë dhe partitë për përpjekjet e tyre për të çrrënjosur korrupsionin brenda vetë partive, për të larguar anëtarët e partive dhe të parlamentit që dyshohen për korrupsion. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ne shpresojmë që kjo prirje do të vazhdojë"Por për SHBA vetëm kaq nuk mjafton, ndaj edhe zyrtari i lartë nënvizon hapat që duhet të ndjekë Shqipëria për plotësimin e aspiratave integruese dhe nënvizon qartë mesazhin që duhet të marrin shqiptarët në këtë rrugëtim."Shqipëria duhet të vazhdojë të luftojë korrupsionin që të realizojë endërrën e saj për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, jo vetëm në parlament, por në të gjitha fushat e qeverisjes, në gjithë institucionet qeveritare, në të gjitha nivelet. Duhet të ketë një mesazh të qartë në të gjitha nivelet e shoqërisë, që askush nuk është mbi ligjin, që shteti ligjor duhet të sundojë. Shqipëria duhet të plotësojë standartet evropiane në mënyrë që të realizojë aspiratat e saj"Dhe sipas SHBA-ve në këtë rrugë Shqipëria ka bërë hapa pozitivë.