Çeki, pranga shqiptarit për vrasjen e një turisti izraelit në Berlin
Një shqiptar 28 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se është autori i vrasjes së një shtetasi izraelit. Trupi i pajetë është gjetur në një kishë të vjetër në Berlin fundjavën e fundit. (Ne foto: Viktima dhe vendi ku u gjet i vrare)Arrestimi i tij është kryer të premten në mbrëmje, (10 prill 2015) në qytetin cek Usti nad Labem, në kufi me Gjermaninë, informojnë mediat gjermane duke saktësuar se autoritetet ende nuk kanë bërë publik identitetin.Shqiptari akuzohet për vrasjen e 22 vjeçarit izraelit në një kishë të rrëuar pranë Alexanderplatz në Berlin, dhe më pas mësohet se është larguar drejt Cekisë. Gjermania do të kërkojë ekstradimin.28 vjeçari kishte takuar viktimën në një hotel në Berlin më 3 prill, ndërsa sipas policisë vrasja kishte ndodhur të shtunën në darkë dhe trupi është zbuluar të dielën e Pashkëve nga kalimtarë.Turisti i identifikuar si Yosi Damari, kishte shumë plagë në kokë dhe fytyrën të dëmtuar shumë, por autoritetet kishin mundur ta identifikonin viktimën nga pasaporta dhe përmes analizave të AND-së.[caption id="attachment_492108" align="alignnone" width="640"]
Kisha ku u gjet i vdekur turisti izraelit[/caption]Ende janë të paqarta motivet e krimit./Oranews.tv/