Testimi i infermierëve, më 15 prill beteja e dytë ligjore me Ministrinë

Në 15 prill, ministria e Shëndetësisë dhe Urdhëri i infemierit kanë betejen e dytë ligjore për testimin ose jo të infermierëve. Seance e dytë në Gjykatën Administrative pas 5 ditëve.Kontakuar në telefon nga Ora News, presidenti i urdhërti të infermierit Sabri Skënderi tha se do të vijoj me prcesin e nisur, duke e argumentuar se sita në të cilën kalojnë infermierët janë të shumtë sa nuk kanë nevojë të bëjnë dhe testimin e përgjithshëm.Sipas Skenderit provimi i shtetit që do të zhvillohet të hënën për më shumë se 100 infermierë është një tjetër proces që duhet të shmangë testimin me urdhër të ministrit të Shëndetësisë.Të kontaktar nga Ora News, burimet zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë thonë se do të vijojnë ta ndjekin ligjërisht çështjen dhe se argumentet e këtij institucioni janë të parashtruara dhe të thëna.Ministria e Shëndetësisë thotë se testimi, i pari i infemierëve është për të parë se si paraqitet situata e profesionistëve të shëndetit dhe se ky proces nuk do të ndikojë në largimin nga puna të mjekëve, infermierëve, stomatologëve e laborantëve.E ndërsa të dyja palët shprehen të gatshëm për të vijuar me seancat në Gjykatën Adimistrative të Apelit, vendimi i gjykatës do të jetë përcaktuese nëse testimi do të vijoj apo jo.