Obama shtrëngon duart me Raul Kastro

Një shtrëngim historik duarsh! Kështu është cilësuar takimi jo zyrtar i presidentit amerikan, Barak Obama, dhe homologut kuban, Raul Kastro, pak çaste para nisjes së samitit të vendeve të Amerikës na Panama.Ata janë takuar të premten në mbrëmje, 10 prill 2015.Ishte takimi i parë mes dy liderëve që kur biseduan në telefon dhjetorin e kaluar dhe vendosën t'i jepnin fund mosmarrëveshjeve.Gjatë fjalimit të mbajtur në një forum me liderë të shoqërisë civile, Obama gjithashtu premtoi se ditët kur Shtetet e Bashkuara mund të ndërhynin lirisht në punët e Shteteve të Amerikës së Jugut kanë marrë fund.Obama dhe Kastro pritet të takohen sërish të shtunën në tryezën e bisedimeve, që do të jetë edhe takimi i parë mes krerëve të dy vendeve prej më shumë se gjysmë shekulli.Samiti i shtatë në historinë e shteteve nga Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut është i pari në të cilin Kuba merr pjesë, pasi gjithmonë është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara.Megjithatë, gjatë samitit, pritet që Obama të zyrtarizojë atë që përflitej një ditë më parë, se Kuba do të hiqet nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.Ngjarja historike mund të mbetet në plan të dytë përballë marrëdhënieve të tensionuara mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës.Dy vendet nuk kanë shkëmbyer ambasadorë prej më shumë se gjashtë vitesh ndërsa muajin e kaluar Shtetet e Bashuara i ndaluan të drejtën për të hyrë në territorin e tyre gjashtë zyrtarëve venezuelianë të akuzuar për abuzime me të drejtat e njeriut, ndërsa Venezuela u shpall kërcënim për sigurinë kombëtare.Takimi i fundit i nivelit më të lartë mes dy zyrtarëve amerikanë është kryer në prill 1959, kur Fidel Kastro u takua me zëvendëspresidentin e atëhershëm Riçard Nikson./Oranews.tv/