S'plotësojnë kreditet, 25% e mjekëve e infermierëve do lënë licensat
Në 15 prill do të jetë një një numër i konsiderueshëm i mjekëve, infemierëve dhe stomatologëve që duhet të lënë licensat e tyre sepse janë me "0" kredite.25% e profesiontëve të shëndetit nuk kanë plotësuar kreditet ndërsa urdhëri i mjekut thotë se një pjesë e mirë e bluzave të bardha i kanë marrë në mënyrë fiktive kreditet.25% e profesionistëve të shëndetit; mjek, infemieri, stomatolog dhe laborant nuk kanë plotësuar kreditet dhe më 16 prill spitalet shpallin vendet vankante për profesionistët e shëndetit me "0" pikë. Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Eduktimit në Vazhdim Entela Shehu tregon ecurinë e procesit.252 mjekë po në 16 prill duhet pushohen nga puna sepse kanë 0 kredite ndërsa 1548 mjek nuk i kanë të plotësuar 150 kredite. Presidenti i urdhërit të mjekëve Dine Abazaj thotë se mjekët nuk pushohen nga puna me urdher ministrie dhe se shumica e krediteve të plotësuar janë fiktive.Urdhëri i Mjekut thotë se në sptiale publike të vendit ka mungesë të mjekëve dhe largimi nga puna prej tyre më 0 kredite do të përkeqësonte më tej situatën. /Oranews.tv/