Korçë, besimtarët ortodoksë festojnë të Premten e Zezë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2015, 22:28
Java e madhe e Pashkës, ka vijuar me të Premten e Zezë, që si cdo vit mbledh mijëra besimtarë ortodoksë dhe jo vetëm në sheshin para Katedrales së Korcës.Ashtu siç është tradita fetare, besimtarët kanë pritur bashkimin e shtatë kishave ortodokse që ndodhen në qytetin juglindor për të shoqëruar më pas epitafin e Krishtit në bulevardet kryesore të qytetit.Marshimi ka zgjatur rreth një orë e 30 minuta, ndërsa shoqërohej me muzike funebre nga banda e qytetit.Kjo është një ndër ditët më të vecanta në kalendarin fetar të besimtarëve ortodoksë, që i paraprin festës së ringjalljes së Jezu Krishtit, pasi u kryqëzua e u varros.