Mësuesit në protestë për kontratën, emërimet dhe kundër testimit
Sindikalistët i kanë paraqitur 3 kërkesa ministrisë së Arsimit dhe për mosplotësimin e tyre kanë protestuar përpara zyrave të ministres Lindita Nikolla.Sindikalistët kërkojnë nënshkriminin e kontratës kolektive, mes tyre dhe ministrisë dhe ultimatuimi i tyre është brenda prillit të 2015. Kërkesa e dytë është për mos realizimin e testimit të përgjithshëm të mësuesve.Kërkesa e fundit është për heqjen e amendimit të nenit 60 të ligjit të arsimit parauniversitar për emërimin dhe largimin nga puna të mësuesve. Në rast të mos plotësimit, sindikalistët kanë paralajmëruar grevë të orës së parë të mësimit ditën e hënë të 20 prillit.Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Arsimit Plarent Ndreca tha se dokumentacioni i dorëzuar nga sindikalistët ishte i paplotë ndërsa kërkesat e paraqitura në protestë bien ndesh më ligjin e arsimit parauniversitar.Por sindiklaistët thonë se ata përfaqësojnë 27.000 persona dhe grevën e paralajmaruar do ta mëbshtesin 90% të mësuesve të arsimit 9-vjecar.