Avionët Hipersonik

Avionët e pasagjerëve sot janë më të rehatshëm dhe më të sigurtë, por a mund të fluturojnë ato më shpejtë? Zhvillimet më të fundit inxhinierike sugjerojnë se ne mund të përshpejtojmë avionët disa herë më shumë, duke krijuar pajisjet ajrore të së ardhmes.Nga forma e avionit dhe zgjedhja e motorrit dhe karburantit, deri në impaktin mjedisor dhe sigurinë ekonomike, një projekt europian kërkimor është duke studiuar, në bashkëpunim me Japoninë, të gjitha aspektet e fluturimit të pasagjerve në mundësi disa herë më të mëdha se shpejtësia e zërit.Rezultatet mund të ndryshojnë mënyrën se si ne i shohim fluturimet e rënda, sipas Emmanuel Blanvillain, një kërkues në dizajnin e avionëve konceptual në Grupin e Inovacioneve Airbus. Ai është gjithashtu edhe koordinatori i projektit Hikari.'Objektivi i një aeroplani me shpejtësi të lartë krahasuar me avionët që ne njohim sot është fakti se reduktohet koha e udhëtimeve, e cila sigurisht do të ndihmojë personat që udhëtojnë nga Europa në Japoni, për shembull, për vetëm 3 orë.'Avionë me këtë shpejtësi do të kenë nevojë për teknologji të reja për shtytjen, materiale të reja dhe dizajne tërësisht të reja, të zhvilluara nga kërkimet dhe partnerët industrial nga Europa dhe Japonia.Por, ata nuk do të duken shumë ndryshe, thotë Patrick Gruhn, një inxhinier kërkues në aerodinamikën e shpejtësisë së lartë në DLR. 'Ju mund të imagjinoni forma të reja, por ato do të kenë shumë gjëra të ngjashme, ju gjithmonë do të keni nevojë për këndet e njëjta, një dizajn shumë aerodinamik, sepse ndryshe tërheqja bëhet shumë e rëndë dhe ju nuk do të keni mjaftueshëm shtytje, nga sistemi juaj shtytës për të rritur shpejtësinë e avionit'.Modele të zvogëluara janë vendosur brenda këtij tuneli 60 metra të gjatë. Këtu është vendi, ku presioni ekstrem i ajrit që ndodh në një fluturim hypersonic mund të gjenerohet në mënyrë të saktë.Klaus Hannemann, një kërkues në aerothermodynamics, në DLR, shpjegon: 'Në këtë tunel ajri, ne mund të gjenerojmë rryma ajri me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë, kështu që ne mund të simulojmë rifutjen e pajisjeve si Space Shuttle Orbiter ose, ajo që është interesantepër momentin, fluturimin e pajisjeve hypersonic në Mach 8 në lartësi 30 kilometra.'Eksperimenti është gati për të funksionuar, instrumenta preciz do të mbledhin matje aerodinamike në fraksionin e sekondës.Johan Steelant, një inxhinier kërkues në inxhinierinë shtytëse dhe dinamikën fluide në Agjensinë Hapësinore Europiane, i cili është gjithashtu koordinator i projekteve Atllas dhe Lapcat, thotë se fluturimi në shpejtësi më të larta nuk do të ndihej shumë ndryshe për pasagjerët.'Ju nuk do të ndjenit edhe aq shumë diferencë krahasuar me të qenurit në një avion normal, vetëm se aspekti i kohës do të ishte i ndryshëm. Ne po flasim për akselerimin e kohës në rang 20 - 30 minuta. Por ju mundet ende të keni fluturime të relaksuara, të shijoni rritjen e shpejtësisë dhe të shihni se keni kaluar barrierën e zërit dhe të shkoni madje përtej këtyre barrierave'.Shumica e koncepteve i vendosin pasagjerët përbri serbatorit të karburantit, i cili do të zërë një vend të madh në avion. Mes opsioneve të tjera të karburantit, kërkuesit po konsiderojnë hidrogjenin likuid, pasi nuk prodhon CO2 dhe mund të përdoret si ftohës.Hideyuki Taguchi, një kërkues në sistemet e zhtytjes në Agjensinë Japoneze Eksploruese Aerohapësinore, thotë: 'Ne kemi nevojë të zhvillojmë një sistem shtytje që të operohet nga ngritja deri në shpejtësinë Mach 5. Fluturimi në shpejtësinë Mach 5 nënkupton një strukturë shumë të nxehtë për motorrin dhe zgjidhja jonë është të reduktojmë temperaturën duke ftohur ajrin e nxehtë përmes përdorimit të karburantit shumë të ftohtë'.Në një tjetër tunel ere, kërkuesit testojnë qeramikën speciale që mund të durojë temperatura ekstreme. Këto materiale mund të mbrojnë konturet e sipërfaqjes së një avioni hypersonic që do të nxehet nga fërkimi me ajrin deri në mijëra gradë celcius. Përsëri, pasagjerët nuk do të ndjejnë shumë ndryshim.Burkard Esser, një kërkues inxhinier në mekanikën fluide në DLR thotë: 'Objektivi është të mbajmë pjesën e nxehtë, sa më të ngushtë të jetë e mundur, në mënyrë që ngarkesa e nxehtësisë ndaj pasagjerëve të qëndrojë sa më e vogël gjatë fluturimit normal.'Koha në të cilën kërkuesit mendojnë të prodhojnë një avion komercial, është 2040 deri në 2015, por kjo gjë varet nga zhvillimet teknike./oranews.tv/