Komuniteti rom kërkon strehim,proteston përpara Kryeministrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2015, 15:44
Anëtarët e komunitetit rom kanë protestuar përpara Kryeministrisë. Ata i kanë kërkuar Kryeministrit Rama që tu siguroj strehim, ose në të kundërt do të vazhdojnë protestat.Tiranë- Komuniteti rom ka protestuar përpara Kryeministrisë, duke kërkuar strehim.Të mbledhur nga disa zona të kryeqytetit banorët deklarojnë se jetojnë në kushte shumë të vështira, ndërkohë që politikat e strehimit janë të papërballueshme.Anëtarë të komunitetit shprehen se jetesa e familjeve në baraka duhet të ndryshojë sa më parë ndërkohë, që i kërkojnë Kryeministrit që ti presë në takim.Anëtarët e komunitetit rom kanë protestuar edhe përpara Bashkisë. Ndërkohë që Kryebashkiaku i ka drejtuar tek Kryeministri, si përgjegjësi për bllokimin e banesave sociale.