Prostitutat në Amsterdam, protestë për zvogëlimin e lagjes me drita të kuqe

Disa qindra prostituta në Amsterdam marshuan nga lagjja me drita të kuqe për në Bashkinë e qytetit për t'i dorëzuar Kryebashkiakut një peticion kundër planit urbanistik, sipas të cilit lagjja e tyre do të zvogëlohet.Projekti i vitit 2012, ideuar nga ish-kryebashkiaku Lodevajk Asker, sot zëvendës/kryeministër, parashikon përgjysmimin e lagjes me drita të kuqe, që do të sjellë edhe pakësimin e punëtoreve të seksit dhe krimit të organizuar."Duan të na mbyllin vendet e punës sepse kanë interesa biznesi të fshehura nën petkun e moralit", thotë zëdhënësja e sindikatës së prostitutave, Mariska Major.Kryebashkiaku Eberhard van der Lan, i mirëpriti protestueset e veçanta dhe i premtoi se projekti i vitit 2012 do të ndryshojë, duke bërë që ato të largohen të lumtura.