21 Janari, Ja dokumentet me të cilat Tahiri padit Bashën

Nga foltorja e Kuvendit, Ministri Tahiri bëri me dije se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme ka depozituar një padi për ish-Ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, pasi ky i fundit sipas Tahirit, ka dhënë urdhër që të ngrihej një helikopter dhe të hidhte lëndë kimike lakrimogjene mbi protestuesit.Katër vite pas ngjarjes nga e cila humbën jetën 4 protestues para Kryeministrisë, e majta i është rikthyer akuzave ndaj Ministrit të asaj kohe, sot lideri i opozitës, duke e akuzuar se ka urdhëruar Gardën për të përdorur lëndë kimike ndaj protestuesve para Kryeministrisë. Kryertari i PD-së , akuzohet për ngjarjet e 21 janarit 2011.Dy faqe nga libri i shërbimeve të Gardës së Republikës ku pretendohet se janë bërë falsifikimet janë disa nga provat që kjo Ministri ka depozituar sot në Prokurori ndaj Bashës. Ora News ka arritur ti sigurojë këto dokumente të cilat janë paraqitur dhe nga ministri Tahiri.3 4  Në padi thuhet gjithashtu se : Nga verifikimet e disa informacioneve të cilat bëjnë fjalë për falsifikim në dokumenta dhe urdhëra të kundraligjshem për ngjarejt e 21 janarit 2011, shërbimi i çështjeve të brendshme dhe ankesat, zhvilloi në gardën e republikes me objekt: Mbi procedurat dhe dokumentacionin e mbajtur para gjatë dhe pas mgjarjes së   21 janarit 2011 që adminsitrohen dhe ndodhen në Gardën e Republikës." Ministria e Brendshme ora 16 .28 " komunikoni me gjeneralin dhe të ngrihet helikopetri dhe të hedhë lëndë lakrimogjene mbi demostruesit te piramida"Gjithashtu në faqen e dyte te fletes 128 të tij datë 21.01.2011 ka rezultuar i pasqyruar një shënim i cili thote: "gjenerali , Ora 14"54 " asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demostruesve".Sipas padise se Ministrisë thuhet se në dy shënimet është bërë ndërhyrje duke korrigjuar fjalët "Pa zbatuar Ligjin" si dhe ne fjalen "Lakrimogjene " në shenimin e  dytë.Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, pretendon se Basha ka urdhëruar ngritjen e një helikopteri i cili do të hidhte mbi kokat e demonstruesve të mbledhur para godinës së Kryeministrisë lëndë kimike.1 2