Jeruzalem, nisin ceremonitë e Pashkëve ortodokse!

Me kryqe në duar dhe duke kënduar këngë fetare, disa qindra të krishterë ortodokës përshkruan atë që njihet si "Via Dolorosa" në Jeruzalemin e vjetër, për të shënuar të Premten e Zezë, ose rrugën e Jezu Krishtit drejt kryqëzimit.Besimtarët ortodoksë dhe ata të krishterë që ndjekin kalendarin lindor të festave, gjithashtu morën pjesë në ceremoninë e Kishës së Varrit të Shenjtë, vendit ku besohet se Jezusi u varros pas kryqëzimit dhe prej nga u ringjall të dielën e Pashkëve."Është diçka e veçantë për mua, sepse jam ortodokse dhe kam ardhur këtu në tokën e shenjtë nga Shtetet e Bashkuara. Kam shumë emocione që po ndjek të njëjtat hapa që ka ndjekur Krishti, në vendin ku vuajti, u kryqëzua dhe u ringjall", thotë një turiste amerikane.Çdo vit, mijëra vetë vijnë në Jeruzalemin e vjetër nga e gjithë bota për të festuar Pashkët. Mesha e të Premtes së Zezë është mbajtur edhe në Kishën ortodokse në Rripin e Gazas, një nga dy kishat ku falen besimtarët e krishterë palestinezë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.Një ditë më parë, sikurse bëri Papa Françesku para Pashkëve katolike, Patriarku ortodoks i Jeruzalemit, lau këmbët e 12 klerikëve në Kishën e Varrit të Shenjtë, duke përkujtuar veprimin e bërë nga Jezusi ndaj dishepujve të tij para Darkës së Fundit.Kisha e Varrit të Shenjtë u ndërtua nga Perandori romak, Konstandini i Madh, në shekullin III pas Krishtit dhe i ka mbijetuar disa zjarreve dhe tërmeteve.