Debate te "Ligjet", drejtoresha e lojërave të fatit nuk i bindet Xhafës

Pyetjes së Majkos nëse janë kontrolluar deptutetët për lojërat e fatit, drejtorja Sufali është përgjigjur, të gjithë dalin me konflikt interesi.Ka qenë një bashkëbisedim me zë të ulët i deputetit Majko me Drejtoren e Njësisë së Mbikqyres së lojërave të fatit Luneda Sufali që ka tërhequr vëmendjen e kryetarit të komisionit të ligjeve Xhafaj.

Pandeli Majko: Kontrolloni kush është me konflikt interesi nga deputetëtLuneda Sufali: Janë të gjithëFatmir Xhafaj: A ka mundësi që të mos flasësh? Ose do dalësh përjashta. Këtu e drejtoj unë mbledhjen. Atje ku je ti e drejton ti, dakort?Luneda Sufali: Po patjeter, i dhashë përgjigje zotit MajkoFatmir Xhafaj: Po përgjigje kur jam unë nuk do japësh ti. Nuk e di çfarë pune bën ti..Luneda Sufali: Pastruese.
Fatmir Xhafaj: Të lutem largohu nga karrigiaLuneda Sufali: Nuk largohemFatmir Xhafaj: Zonjë urdhëroj unë këtuLuneda Sufali: Më kanë caktuar për të ardhur për të mbrojtur diçkaFatmir Xhafaj: E përcaktoj unë, prandaj tërhiqu prapaPas debatit të mbushur me ironi dhe përgjigjes së Sufalit, Xhafaj i ka kërkuar asaj që të largohet nga mbledhja e cila kërkon serioziteti sipas tijFatmi Xhafaj: Tërhiqu atëhere se do të ndërpres komisioninLuneda Sufali: NdërpriteFatmi Xhafaj: Nuk thërras pastrueset këtu unë...Zoti ministër do marres masa apo te nderpres komisionSituata e tensionuar, që mund të conte edhe në ndërprerjen e punimeve nga ana e Kryetarit Xhafaj është qetësuar disi nga ndërhyrja e Ministrit të financave Shkelqim Cani, sipas të cilit drejtorja kishte bërë thjesht shakaShkëlqim Cani: U mor me shakaFatmir Xhafaj: Të lutem nuk ka shakaShkëlqim Cani: Kjo është drejtoresha e lojërave të fatitFatmir Xhafaj: Aq më keq akoma nëse është drejtoreshaShkëlqim Cani: Po bënim shaka deri taniFatmir Xhafaj: Po pse për humor kemi ardhur këtu me punonjësit tuaj, drejtoreshë që bëka shaka në shaka. Nuk di ca është Parlamenti, mësoni punonjësit tuaj ca është parlamenti.Debati në komisionin e ligjeve erdhi gjatë diskutimit të projektligjit për lojrat e fatit I cili u miratua në tërësi.