Punimet te "Rrethrrotullimi i Doganës - Mbikalimi i Kasharit", devijohet trafiku Tiranë-Vorë
Devijohet trafiku para mbikalimit të Kamzës për në rrugën dytësore, drejtimi Tiranë- Vorë, deri tek mbikalimi i Kasharit.Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili po kryen punime në segmentin rrugor "Rrethrrotullimi i Doganës - Mbikalimi i Kasharit" njofton të gjithë drejtuesit e automjeteve se devijimi do të jetë për një afat 10 ditor pasi janë parashikuar të kryhen punime për riveshjen me asfalt në drejtimin "Tiranë-Vorë".Gjatë kësaj periudhe rruga dytësore do të ketë vetëm një kah lëvizje drejtimi "Tiranë-Vorë".Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore ka marrë të gjitha masat për lehtësimin e lëvizjes së trafikut gjatë këtyre punimeve.Ndërkohë që i kërkohet drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në këtë aks për të shmangur çdo mundësi për aksidente.