Padia ndaj Bashës, kreu i PD-së: Akrobaci për t’u ikur problemeve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur nga Kruja akuzës shoqëruar me padi penale të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, për ngjarjen e 21 janarit. Lulzim Basha: Nuk është tjetër veçse një përpjekje e dështuar me një qëllim, që shqiptarët të harrojnë se Edi Rama dje jo vetëm dështoi të mbante premtimin por në mënyrë kriminale, kur ne i dhamë shansin e dytë të mbante këtë premtim, e shkeli për herë të dytë, duke shkelur e poshtëruar shqiptarët për çmimin e energjisëBasha pas mitingjeve protesta, e ka nisur nga Bashkia e Krujës parafushatën për zgjedhjet e 21 qershorit, ku në këtë Bashki përballë do të ketë kandidat socialist të akuzuar prej selise blu si person me të shkuar kriminale.Lulzim Basha: Nuk mjafton që u kanë hapur plagë Krujës e krutanëve, po i hedhin dhe kripë plagës duke sjellë këtu në Krujë fytyrat e shëmtuara të krimit të lidhur me pushtet. Po të fusësh emrin e Artur Bushit në “Google”, çfarë del?! Del një aferë korruptive, kriminale. Kriminale, sepse është e lidhur me trafikun e drogës dhe korruptive sepse do t’i dalin petët lakrorit shumë shpejt.I menjëherësh ka qenë reagimi i Partisë Socialiste duke theksuar se Artur Bushi, nuk është akzuar apo denuar asnjëherë për vepra penale, brenda dhe jashtë Shqipërisë.Taulant Balla:“ Kemi dy lajme të mira për popullin e Kamzës. Lajmi i parë i mirë është nga gjykata. Njeriu që u pasurua me paratë e taksapaguesve të Kamzës për vite me radhë sot u dënua nga gjykata. Së dyti vendosëm që ti ofrojmë popullit të Kamzës dhe Paskuqanit emrin e Safet Gjicit.E sfidoj Lulzim Bashën që baltën që hodhi sot mbi kreun e ardhshëm të Bashkisë Krujë, Artur Bushi ta tërheq mbrapsht sepse në bazë të një informacioni të marrë Ministria e Drejtësisë italiane Artur Bushi nuk ka asnjë dënim penal”.Por përtej kësaj, Basha i bëri të qarta kushtet që kandidatet demorkatë, duhet të plotësojnë për të qënë Krybashkiakë të nesërmen.Lulzim Basha: Të plotësojë kontratën me tre pika me qytetarët e vet:E para, të mos ketë rekorde kriminale Nuk pranon ky popull të udhëhiqet nga kriminelë nuk pranon Kruja të udhëhiqet nga kriminelë;E dyta, të zotohet se asnjë taksë nuk do të rrisë në 4 vjet, të gjitha taksat do i ulë në maksimumin që jep ligji;E treta dhe më e rëndësishmja, të zotohet që dera e tij apo e saj do të jetë e hapur 24 orë për qytetarët, hallet e problemet e tyre.Basha është ndalur në disa zona të kësaj Bashkie ku ka degjuar hallet e biznesit dhe qytetarëve.