Padia për shpifje, Paloka kërkon test droge dhe për Ramën
Ndryshe nga çfarë pritej, kryeministri Rama ka thyer premtimin e tij për të marrë pjesë në çdo seancë në Gjykatën e Lartë.Kjo duket se i ka dhënë përparësi palës së paditur, e cila përfaqësohet në Gjykatën e Lartë nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, që të forcojë akuzat kundër Ramës.Deputeti demokrat Edi Paloka i kërkoi Gjykatës së Lartë bërjen e testit të drogës për kryeministrin Edi Rama dhe rezultatet të merren si provë.Edi Paloka: "Testin e drogës për kryeministrin e vendit. Një nga ish-ministrat socialistë dhe ish-deputeti socialist Dritan Prifti, e kanë akuzuar publikisht Ramën se merrte kokainë dhe se ai vetë ka asistuar në një nga momentet kur Rama merrte kokainë. Sot përfaqësuesja e kryeministrit, kur këto fakte u përmenden, tha se këto nuk quhen prova se kanë ndodhur pas ngritjes apo hapjes së procesit nga Edi Rama."Depueteti Paloka, i paditur për shpifje nga Kryeminstri i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës së lartë të marrë në administrim të gjitha tabulatet telefonike të kryeminstrit Rama, për të provuar lidhjet e tij me krimin.Edi Paloka: "Kërkova administrimin nga trupi gjykues të tabulateve telefonike të Ramës nga data 20 janar 2011, besoj se kjo datë ju kujton se çfarë lidhje ka me kryeministrin, që ky kryeministër ka komunikuar me njerëz të rrezikshëm.Seanca pritet të vijojë javën e ardhshme.