Hoxhaj: S’ka normalizim, pa anëtarësim në OKB

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia nuk duhet të kundërshtoj synimin e Kosovës për t'u bërë anëtare e Kombeve të Bashkuara. Ai ka paralajmëruar se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve në mes dy shteteve, nëse Kosova nuk do të anëtarësohet në OKB.“Një nga qëllimet përfundimtare të dialogut në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është që Kosova të anëtarësohet në OKB, si konfirmim i normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis shtetit të pavarur të Kosovës dhe shtetit të Serbisë”, ka thënë Hoxha në një intervistë për gazetën serbe "Dnevnik".Lidhur me strukturat ilegale dhe pritjet e Prishtinës, Hoxhaj, thotë se për Kosovën është shumë e rëndësishme që katër komunat në veri të Kosovës të ri integrohen në institucionet demokratike, gjë e cila nuk ka qenë e mundur në 13 vjet e fundit, për shkak të strukturave paralele politike dhe policore të Serbisë.“Është e rëndësishme që Serbia t’i shpërbëjë institucionet e paligjshme. Kjo është mënyra e mirë për të krijuar kushte për ri integrimin e katër komunave në pjesën tjetër të Kosovës, sepse ne duam të zbatojë në veri Planin e Ahtisarit”, ka thënë Hoxhaj.Ai ka shtuar se korniza e vetme politike dhe ligjore në veri do të jetë pakoja e presidentit Martti Ahtisaari dhe Kushtetuta e Kosovës.“Arsyeja kryesore pse serbët e Kosova nuk kanë qenë pjesë e jetës demokratike dhe publike ishte vetëm Beogradit, meqë struktura e policisë dhe të sigurisë, të cilat operojnë në veri, gjatë gjithë këtyre viteve i mbajnë peng serbët atje", ka theksuarHoxhaj.Duke folur për procesin e njohjeve, ministri Hoxhaj ka thënë se në vitin 2012 pavarësia e Kosovës është njohur nga 13 shtete. Sipas tij, ky trend do të vazhdojë edhe këtë vit.“Kam pasur vizita shumë të suksesshme në Azi, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine. Jam i bindur se nga pjesë të ndryshme të botës ne do të marrim së shpejti njohje të reja. Në të njëjtën kohë, ne vazhdojmë me procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, dhe ashtu së fundi që u bëmë anëtare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në çdo rast, njohja e pavarësisë së Kosovës është në interes të rajonit, të Evropës, por edhe në interes të gjithë botës”, ka thënë Hoxhaj.