Lunacek: Idetë për Shqipërinë e Madhe do të shuhen

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, është e bindur se më 4 mars, kryeministri i Kosovës Hasim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Dacic, do të bien dakort për veriun. Europarlamentarja kërkon që Kosova të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin ndërsa ka bërë thirrje që politika të largohet nga gjuha nacionaliste.E pyetur për deklaratën e kryeministrit Thaçi se shqiptarët mund të jetojnë në një shtet nëse nuk ka integrim evropian, ajo ka thënë se retorika nacionaliste nuk është zgjidhje dhe se ajo nuk i ndihmon vendit.Lunacek ka shprehur bindjen se ditën kur Kosova do të jetë anëtare e plotë e komunitetit ndërkombëtar, idetë për Shqipërinë e Madhe do të zhduken. Ajo ka shfaqur bindjen se një sekt fundamentalist fetar si ai që sulmoi debatin rreth seksit, nuk do të gjejë vend në Kosovë.