Rama tapi në Lezhë, eviton “zhurmën” e dorëheqjes së Artan Didit

Në një kohë kur në Tiranë zien debati i çështjes “Frroku” që solli arrestimin e kreut të Interpolit dhe doreheqjen e Drejtorit të Policisë, kryeministri Edi Rama është shfaqur i qetë në Lezhë duke shpërndarë tapi legalizimesh me batuta deri në kufinjtë e ironisë.Qytetar 1: Shumë faleminderit.Rama: Bjeri shkurt, në rregull je.Qytetar 1: Shkurt po i bie, nuk di të fol më tepër.Rama: Jo, jo. Je në rregull ti, sipas gjatësisë i kemi fjalët.Rama: Ma hoqe mallin, kur dhe unë e kisha veshin e zënë( i thotë një qytetari me vath në vesh). Ke dhe katër të tjera (flet për shtëpi)? Qytetari 2: Kam dhe katër të tjera.Rama: Po çfarë paske bërë ti, gjithë kohën duke ndërtuar pa leje? Apo hajt..Qytetari 2: Ky është vëllai.Rama: Ky është vëllai, po tjetri?Qytetari 2: Janë dhe katër të tjerë.Rama: Epo mirë, të takojnë dhe dy vathë te krahu tjetër.Rama: Edhe kur të pashë thashë si e nxë një shtëpi, por paske dy.(i drejtohet një qytetari të shëndoshë). Qytetari 3: Po.Rama: Ke një me një kat dhe ke një me dy kate. Ti rri te kati i dytë që të bësh shkallë shumë që të dobësohesh një çikë.Qytetar 4: (i flet Ramës në vesh) Edhe kanalizimet, se e kam mbjellë tre herë tokën.Rama: Prandaj po mendoheshe, t’ia them, mos t’ia them atë punën e kanalit, ke të drejtë. Shtëpinë e ke, po duhet kanali. Pa kanal, ssssss…Rama në Lezhë ka patur në krah pothuajse të gjithë deputetët e mazhorancës në këtë qark, mes të cilëve edhe Arben Ndokën, i akuzuar për rrahje në Kuvend dhe që përballet me proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë.Rama përdori inaugurimin e qëndrës së qytetit të Lezhës për të bërë pak fushatë në prag të zgjedhjeve vendore, kur tha se nëse lezhjanët votojnë koalicionin e majtë më 21 qershor, gjatë 4 viteve të ardhshme në këtë qytet do të ketë më shumë investime se në 25 vite.