Dosja "Frroku" Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, jep dorëheqjen pas arrestimit të shefit të Interpolit
Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.Shkak është bërë arrestimi i shefit të Interpol Tiranës Artan Bajraktari dhe shefes së sektorit Loreta Alla, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me dosjen e ardhur nga Belgjika për deputetin Mark FrrokuNë kërkesën për dorëheqje të parevokueshme që mban datën 31 mars 2015 dërguar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Didi i quan veprimet e dy drejtuesve të policisë, dhe ngjarjen “si të papranueshme” për prestigjin e institucionit të policisë së Shtetit” dhe “cënuese” për imazhin e policisë."Meqë nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit" argumenton Didi në kërkesën e tijKërkesa e plote e dorëheqjes, Didi s'e parandalova dot Në kërkesën për dorëheqje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Tahiri, Artan Didi shkruan: "Modelin e punës që u mundova të fus në institucion po e shoqëroj me modelin e dorëheqjes kur diçka nuk ecën sipas pritshmërisë që ti ke dhe të asaj pritshmërie që kanë të tjerët për punën e institucionit që ti drejtonShkelja e procedurave ligjore të specialistit të Interpolit dhe shefit të këtij sektori, shkelje që i vuri ata përpara përgjegjësisë penale cënoi në një farë mase imazhin e drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ndonëse ishte po ky institucion që e korrigjoi gabimin. Për këtë arsye duke e vlerësuar këtë ngjarje si të papranueshme për prestigjin e institucionit të policisë së Shtetit të cilin unë e drejtoj duke vlerësuar se nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Punonjësit e ndershëm të policisë të më gjykojnë për këtë vendim."Ora 10: 52: Burime të Ora News pranë ministrisë së Brendshme deklarojnë se ministri Tahiri ka pranuar dorëheqjen, ndërsa në orën 12: 00 pritet të dalë në konferencë.Ora 10: 45 Dokumenti i doreheqjes iu dorezua Rames e TahiritDokumenti i dorëheqjes i është dorëzuar ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama. Në orën 12:00 ministri Tahiri pritet të dalë në një deklaratë për median.Ora 10: 30 Ne vend te Didit komandohet Haki Çako Nga drejtoria e Policisë, gazetari i Ora News Andi Qosja informon se në vend të tij në pozicionin e drejtorit të Përgjithëm do të komandohet Haki Çako, zv.drejtori për Krimet e rënda me gradën drejtues i parë.Ora 10: 00 Njoftohet dorëheqja e Artan Didit Nuk kishin kaluar as 10 orë nga arrestimi i shefit të Interpolit të Tiranës, dhe shefes së sektorit Loreta Alla, (As njoftim zyrtar në lidhje me këtë arrestim nuk ishte bërë) kur në orën 10:00 të paradites së 31 marsit 2015, në redaksitë e informacionit mbërrin lajmi i dorëheqjes së parevokueshme të Artan Didit.[caption id="attachment_486632" align="alignnone" width="614"]
Kerkesa e doreheqjes se Artan Didit[/caption] Ora 09: 30 PD sulmoi duke akuzuar se qeveria kishte fshehur dosjen belgeNë një deklaratë për mediat, Arben Ristani deklaroi se drejtori i policisë shkarkoi shefin e Interpol Tirana, Artan Bajraktari, dhe një specialiste në këtë drejtori, duke u përpjekur t’u lërë fajin atyre duke nxjerrë të larë, sipas Ristanit autorët e vërtetë të bllokimit të urdhërit të Interpol Brukseli, që janë Edi Rama dhe Ilir Meta.Arben Ristani: Më 8 janar të këtij viti, ka mbërritur në Tiranë, dokumenti i Interpol Belgjikës për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të deputetit Mark Frrokut, për akuzat e drejtësisë belge për vrasje. Ky urdhër është mbajtur në sirtar nga zyrtarët e Edi Ramës. Më 23 janar, Interpol i Brukselit, ka sjellë material shtesë duke ripërsëritur kërkesën për kërkimin dhe kapjen e Mark Frrokut. Sërish, zyrtarët e Edi Ramës nuk kanë bërë asnjë veprim.Vetëm më 18 mars, pasi Mark Frroku e kishte dhënë dëshminë në prokurori në favor të Ilir Metës, lidhur me akuzat ndaj tij, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, policia shqiptare ka aktivizuar shkresën për kërkim ndërkombëtar të deputetit të mazhorancës.Për të mbyllur këtë skandal të paimagjinueshëm, Drejtori i Policisë ka shkarkuar dhe ka ndaluar dje drejtorin e Interpol Tirana, Artan Bajraktari, dhe një specialiste në këtë drejtori, duke u përpjekur t’u lërë fajin atyre. (Lajmi fillimisht u publikua ne oren 10:07 dhe preditesua ne vazhdim)