Ristani: Qeveria fshehu 2 herë kërkesën e Belgjikës për kapjen Frrokut
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se kanë fshehur kërkesën e autoriteteve belge më 8 janar të këtij viti për kapejn e deputetit Mark Frroku.Nga selia blu, sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani tha se autoritetet belge dërguan material shtesë dhe ripërsëritën kërkesën me 23 janar. Sërish u mbajt e fshehtë. Vetëm me 18 mars, pasi Frroku kishte dhënë dëshminë në favor të Ilir Metës në hetimin ndaj tij për porositjen e dy vrasjeve, policia shqiptare aktivizoi urdhërin e palës belge.Deklarata e plotë e Arben RistanitSkandalet e këtij pushteti që punon me krimin dhe për krimin nuk kanë të sosur.Një fakt i tmerrshëm doli përsëri në dritë dje, që tregon se deri ku janë zhytur në skemën kriminale, Edi Rama dhe Ilir Meta, në lidhje me akuzat se kryetari i kuvendit ka porositur vrasjen e dy deputetëve.E kanë mbajtur të kapur dëshmitarin kyç, Mark Frroku, i kanë dhënë imunitet e mbrojtje në kundërshtim me ligjin, derisa ai dha deponimin në favor të Ilir Metës.Më 8 janar të këtij viti, ka mbërritur në Tiranë, dokumenti i Interpol Belgjikës për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të deputetit Mark Frrokut, për akuzat e drejtësisë belge për vrasje.Ky urdhër është mbajtur në sirtar nga zyrtarët e Edi Ramës.Më 23 janar, Interpol i Brukselit, ka sjellë material shtesë duke ripërsëritur kërkesën për kërkimin dhe kapjen e Mark Frrokut.Sërish, zyrtarët e Edi Ramës nuk kanë bërë asnjë veprim.Vetëm më 18 mars, pasi Mark Frroku e kishte dhënë dëshminë në prokurori në favor të Ilir Metës, lidhur me akuzat ndaj tij, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, policia shqiptare ka aktivizuar shkresën për kërkim ndërkombëtar të deputetit të mazhorancës.Për të mbyllur këtë skandal të paimagjinueshëm, Drejtori i Policisë ka shkarkuar dhe ka ndaluar dje drejtorin e Interpol Tirana, Artan Bajraktari, dhe një specialiste në këtë drejtori, duke u përpjekur t’u lërë fajin atyre.Kjo është një përpjekje e turpshme dhe e dëshpëruar, për të nxjerrë të larë, autorët e vërtetë të bllokimit të urdhërit të Interpol Brukseli, që janë Edi Rama dhe Ilir Meta.Ata penguan drejtësinë e një vendi themelues të Bashkimit Europian, vetëm për të deformuar hetimin ndaj kryetarit të parlamentit, duke kapur dëshmitarin kyç, dhe duke tentuar fshehjen e të vërtetës mbi akuzën më të rëndë të këtyre 25 viteve.Ky është një akt kriminal, i padëgjuar më parë, për të cilin ka përgjegjësi dhe duhet të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm.Ne kërkojmë llogaridhënie të plotë për bllokimin e urdhrit të Interpol Brukselit.Ne i kërkojmë Prokurorit të Përgjithshëm të nisë një hetim të shpejtë e të thellë për të vënë urdhëruesit e fshehjes së kërkesës së Interpol Brukselit, para drejtësisë.Ne inkurajojmë partnerët tanë europianë, palën belge të nxisë transparencë dhe të kërkojë zbardhjen e kësaj ngjarjeje kriminale.Me këtë akt, Edi Rama i ka futur duart thellë në procesin e hetimit të ortakut të tij Meta, dhe kësaj radhe nuk do t’ia hedhë.Kjo është një sprovë për ligjin, për drejtësinë, për demokracinë për vendin tonë, që s’mund të mbahet peng i skemave kriminale të Edi Ramës dhe Ilir Metës.