Çmimet e larta, qytetarët e Elbasanit nuk i përballojnë dot
Çmimet e larta e fruta-perimeve këtë fillim pranvere, kanë sjellë rënie të shitjeve. Qytetarët thonë se me të ardhurat e pakta nga pagat apo pensionet, detyrohen të zgjedhin vetëm produktet e domosdoshme. Edhe tregtarët pranojnë që kanë rënë shitjet.Elbasan-Çmimet e larta të fruta-perimeve këtë periudhë fillim pranvere, janë shoqëruar me uljen e konsumit.Për shkak të të ardhurave të pakta, qytetarët kufizohen, duke u detyruar të blejnë sa më pak ushqime të shportës.Në qytetin e Elbasanit, qytetarët thonë se çmimet janë të papërballueshme.Për tregtarët çmimet e larta, demostrohen me pakësimin e shitjeve të artikujve të konsumit të përditshëm.Këtë periudhë shumica e produkteve të shportës, kryesisht fruta perimet, importohen nga jashtë, pasi prodhimi vendas, ende nuk ka dalë në treg.