BB edhe 265.9 mln euro Shqipërisë, për financat publike dhe sigurinë rrugore
Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botëore ka aprovuar 2 projekte për Shqipërinë prej një kostoje 265.9 milionë eurosh. Projekti i parë është për politikat e financave publike që prek reformën e pensioneve, taksat, dhe sektorin e energjisë. Ndërsa projekti i dytë është për sigurinë rrugore për mirëmbajtjen e rrugëve dhe uljen e numrit të aksidenteve.Banka Botërore ka miratuar 2 projekte për Shqipërinë me një kosto 265.9 milionë euro. Projekti I parë është mbështetje financiare për politikat për financat publike prej 200 milionë eurosh dhe e dyta projekti për mirëmbajtje dhë sigurinë rrugore me vlerë 65.9 milionë euro.Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore thotë se Garancia e bazuar në Politikat për Financat Publike, në mbështetje të një huaje komerciale, është e dyta në serinë e projekteve që financojnë politika programatike të zhvillimit. Në këto projekt qëllimi është forcimi për menaxhimin e financave publike për të trajtuar cështje të detyrimeve financiare dhe taksave, reformave në fushën e pensioneve dhe energjisë që sipas bankës do të këto shëbime dhe reforma do të ulin varfërinë.Projekti për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë Rrugore synon të forcojë menazhimin e rrugëve, ti mirëmbajë ato dhe në këtë sektor Shqipëria ka një nevojë të menjëhershme për shkak se sipas BB "Mirëmbajtja e rrjetit të rrugëve kombëtare ka qënë vazhdimisht e keqfinancuar duke dëmtuar kështu qëndrueshmërinë e sektorit të transportit.Ndërhyrjet nga ky projekt synojnë të përmirësojë sigurinë në rreth 1334 km të rrugëve kombëtare ndërkohë që pritet të rritet edhe punësimi në këtë sektor për shkak të nevojës për burimet njerëzore.Që nga antëarëtsimi i Shqipërisë në Bankën Botërore , vendi ka përfituar 86 projekte me një vlerë totale prej 2.4 miliardë dollarësh amerikanë, në formën e granteve dhe kredive si dhe huave.B.B miraton 2 projekte për Shqipërinë 1. Forcimi dhe menaxhimi i fiancave publike (200 milionë euro)2. Mirëmbajtja dhe siguria rrugore (65.7 milionë euro) Vlera totale 265.9 milionë euro