Mirditë, vodhën parmakët mbrojtës në Rrugën e Kombit, 2 në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2015, 08:57
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës për vjedhje.Nikoll Cera, 22 vjeç banues në fshatin Shtrungaj dhe Gerald Brozi, 19 vjeç banues në Gziq të Mirditës u kapën në flagrancë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të premtes në vendin e quajtur “Maja e Malthit” tek muri mbrojtes i fshatit Gziq, teksa vidhnin kavot e çelikta të të rrjetave pritëse të gurëve në Rrugën e Kombit.Në cilësinë e provës materiale, dy të rinjve iu sekuestruan mjeti veturë “Ford Fiesta” me targë AA 381 JT dhe një kabull me gjatësi 7 m.Ndërkaq materialet iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprën penale të “Vjedhje “.