Fier, dhuna në familje, psikologët: Duhet të jemi prezent edhe në spital
Fier-Ndonëse dhuna në familje, ka shënuar rritje në qarkun e Fierit, shqetësues mbetet fakti që shpesh viktimat nuk trajtohen me psikologë teksa marrin mjekim në spital.Për ekspertët, duhet të bëhet i detyrueshëm që mjekët, trajtimi i këtyre rasteve, ta bëjnë edhe në prani të psikologut.Psikologia shpjegon që përvec grave të dhunuara, viktimë mbesin edhe fëmijët, të cilët ose dhunohen bashkë me nënën, ose në rastin më të mirë janë prezentë.Sipas statistikave të marra në policinë e qarkut Fier, për vitin 2014 janë evidentuar gjithsej 250 raste të dhunës në familje, ndërsa vetëm për muajt janar e shkurt 2015 janë regjistruar 50 raste. Në janar bëri bujë dhunimi për vdekje i 51 vjecares Teuta Muhaj, nënë e dy djemve, prej bashkëshortit të saj të sapodalë nga burgu.