Gjirokastër, Presidenti Nishani dekoron Andon Zako Çajupin me titullin "Nderi i Kombit"
Një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë përparimtare shqiptare është nderuar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Atdhetari Andon Zako Çajupi është vlerësuar me dekoratën "Nderi i Kombit", si kontribues në edukimin e ndjenjave atdhetare, dhe për një rol të veçantë në ndriçimin e shoqërisë shqiptare". Në një ceremoni të veçantë në fshatin Sheper të në Gjirokastër dekorata i'u dorëzua Kryetarit të Komunës Zagori, Arqile Mekshi.Në fjalën e rastit Presidenti Nishani u shpreh se Çajupi rrahu me zotësi të rrallë çështjet politike, shoqërore, njerëzore, patriotike e morale të kohës, ndërsa satirizoi veset njerëzore, dhe theksoi se Andon Zako Çajupi ishte faktor bashkimi nga më të fuqishmit.Në emër të Presidentit të Republikës u vendos një buqetë me lule tek busti i Andon Zako Çajupit dhe ai i Ilia Dilo Sheperit.Kreu i Shtetit vizitoi edhe fshatin Dhoksat të Komunës Lunxhëri, por edhe zhvilloi një takim me banorët e Manastirit të "Shën Thanasit" në Poliçan të Komunës Pogon. Në mbyllje të vizitës në Gjirokastrër, presidenti Nishani u takua në Virua edhe me përfaqësues të trashëgimisë kulturore dhe Forumin "Djemtë e Gjirokastrës".