Gjykata Speciale, rrëzohet rezoluta e VV, debate në parlament

Parlamenti i Kosovës ka rrëzuar rezolutën e Lëvizjes Vetëvendosje për Gjykatën Speciale në të cilën kërkohej mosthemelimi i këtij instiucioni. Me 37 vota pro, 22 kundër dhe 2 absetenime, kuvendi nuk miratoi rekomandimet e propozuara nga grupi parlamentar i VV-së, lidhur me përgjegjësit ligjore dhe kushtetuese të Qeverisë së Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale.Por ky rezultat erdhi pas një debati të gjatë dhe përplasjeve të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës vendase. Ka qenë kryemisnistri Isa Mustafa që është përballur me deputetet opozitarë, duke deklaruar se Qeveria po zbaton obligimet ligjore dhe kushtetuese që burojnë nga vullneti i deputetëve të Kosovës.Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, kreu i grupit parlamenetar Glauk Konjufca, tha se themelimi i kësaj gjykate do të cënojë autonominë e sistemit të drejtësisë në vend .Zëvendëskrymeinistri, njëkohësisht ministër i Jashtëm i Kososvës, Hashim Thaci përjashtoi gjykimin e luftës së shenjtë nga gjykata speciale, referuar asaj të UÇK.Kurse për kreun e aleancës për ardhmërinë e kosovës, ramush haradinja, themelimi i kësaj gjykate do të thotë kthim i Kosovës vite pas dhe gjithashtu kthim i UNMIK-ut .