Konferenca vjetore e Facebook, ja risitë që do të vinë së shpejti
Facebook do të mudësojë së shpejti realitete virtuale, inteligjencë artificiale dhe drone, me qëllim krijimin e një rrjeti social më të gjallë.Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania, e cila ka dhënë detaje për projektin me teknologji të lartë, por që ka ngjallur dyshime te disa investitorë dhe analistë.Projekti u prezantua nga drejtuesit ekzekutivë të Facebook, në konferencën vjetore të mbajtur në San Francisko.Këto nisma kanë kosto të lartë, ku vitin e kaluar realiteti virtual i quajtur Oculus kushtoi 2 miliard dollarë.Teksa Oculus ëhstë i bazuar në komunikim, realiteti tjetër virtual i quajtur Oculus Rift ka videolojëra dhe aktivitete zbavitëse.Sipas drejtuesve, ky projekt mund të ndryshojë mënyrën e komunikimit të njerëzve në Facebook.Ngjarje si festa ditëlindje apo evente të ndryshme mund të postohen dhe të ndahen më miqtë në Facebook dhe të gjithë përdoruesit e këtij realiteti të ri virtual do të ndihen sikur kanë qenë prezentë në festë.Kompania Facebook tha se Oculus do të impelmentohet së shpejti, por nuk dha një datë të saktë."Pas mijëra përdoruesve, ne e dimë që jemi në majë. Por ne jemi aty për të dhënë ndjesinë e pranisë tonë në ato momente kur pjesa koshiente e trurit është e dominuar nga subkoshienca dhe ti mendon se nuk je aty ku mendon se je”, deklaroi shefi i tekonologjisë Mike Schroepfer gjatë konferencës dy ditore të Facebook.Ai gjithashtu njoftoi se Facebook kohët e fundit ka kryer fluturimin e parë të një droni me energji diellore.Kompania po ndërton dronë që fluturojnë në lartësi rreth 30 mijë metra.Facebook dhe Google po ndërtojnë satelitë me internet rrezatues dhe dronë për të lidhur miliarda njerëz në mbarë botën që nuk kanë akses në internet.Grupi i inteligjencës artificiale në Facebook tashmë po përgatitet për një lumë përdoruesish të rinj, teksa po rrit edhe teknologjinë për të përballuar numrin e fotove dhe mesazheve në rrjetin social më të përdorur në botë.