Elbasan, ligji i ri mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor

Në Elbasan është zhvilluar takimi rajonal i autoriteteve vendore për një ligj të ri mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini kërkoi që ligji i ri mbi funksionimin dhe organizimin e pushtetit vendor t'u japë më shumë kompetenca njësive vendore, pasi bashkitë kanë nevojë për më shumë autonomi.Deputeti Ardian Turku u shpreh se reforma administrative po ecën më ritme të jashtëzakonshme ndërsa ligjet që duhet të parapërgatisnin të ardhmen e pushtetit lokal dhe funksionimin e tij, po ecin me ritme shumë të ulëta.Në tryezen e autoriteteve vendore organizuar nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe ajo për Autonominë vendore, u mblodhën përfaqësues të bashkive, komunave e qarqeve Elbasan dhe Korçë, që kishin si qëllim përmirësimin e legjislacionit për pushtetin vendor.