"Dita e Bujarisë", Kukës përkujtohet 16-vjetori i eksodit nga Kosova

16 vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri, është përkujtur me një sërë aktivitetesh në Kukës. 27 marsi është cilësuar si dita e bujarisë kuksiane, pasi banorët e Kukësit, Hasit, Tropojës, hapën dyert dhe pritën mijëra kosovarë të larguar dhunshëm prej ushtarëve serbë, nga trojet e tyre.Në Kukës është përkujtuar "Dita e bujarisë kuksiane", datë e shënuar për Kukësin, Hasin dhe Tropojën. Si sot 16 vjet më parë banorët e zonës hapën dyert miqësisht për kosovarët e larguar nga dhuna dhe terrori i forcave serbe.Në kuadër të kësaj dite, Këshilli i Qarkut i dha titullin "Nderi i Qarkut Kukës" dhe publicistit dhe politikanit Veton Surroi, si edhe Kryqit të Kuq Shqiptar.Qarku i Kukësit, në periudhën e luftës së Kosovës në vitin 1999, në 79 ditët e bombardimit, mbajti mesatarisht mbi 140 mijë shqiptarë të Kosovës të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre. 27 Marsi filloi me ekspozitë fotografike të 16 viteve më parë, për të vijuar me koncertë dhe panair gastronomie.