Shpërthimet në Lazarat, kapet një prej autorëve të shpallur në kërkim

Gjirokastër-Policia ka arrestuar një nga 5 personat e shpallur në kërkim për ngjarjet e shpërthimeve me tritol në Lazarat dhe sulme me armë ndaj policisë.Policia ka kapur Thimio Cekën 20 vjeç, ndërsa janë ende në kërkim 4 personat e tjerë, 3 prej të cilëve nga fisi Aliko. Ata janë Arbion  Aliko, 20 vjeç, Alban  Aliko 18 vjeç, Viktor Aliko 25 vjeç, Bervin  Basho, 22 vjeç.I arrestuari Ceka akuzohet për veprën penale "vrasje e punonjësve të policisë e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve.Operacioni, i cili ka disa ditë që ka nisur u zhvillua nga Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë të Qarkut të Gjirokastrës. Ndërkaq operacioni vijon për kapjen e 4 personave të tjerë.Janë shtatë ngjarje në muajin mars të cilat e kthyen Lazaratin në qendër të vëmendjes që sipas policisë kanë qëllime terroriste.