Rruga Lin-Pogradec, ndryshon projekti, do të ruhen dy bunkerët e luftës

Rreth dy kilometra rrugë në aksin Lin-Pogradec do të devijojnë nga projekti fillestar për të mundësuar ruajtjen e dy bunkerëve të luftës që ndodhen përgjatë saj. Devijimi do të kushtojë rreth 70 milionë lekë të reja, por sipas autoriteteve vendore bunkerët kanë vlera të rëndësishme historike-kulturore.Pogradec-Rruga Lin-Pogradec do të devijohet nga projekti fillestar. Motivi janë dy bunkerë të kohës së luftës, të cilat vlerësohen si pasuri historiko-kulturore për përthithjen e sa më shumë turistëve në Pogradec.Momentalisht ekspertët po diskutojnë dy projekte për rikonstruksionin e segmetit të rrugës në dalje të qytetit liqenor, të cilat ruajnë të paprekur bunkerët, dhe njëkohësisht do të ketë përgjatë gjithë gjatësisë së saj, një shëtitore panoramike të gjelbëruar.Rikonstruksioni i rrugës prej 2 km nga Pogradeci në  Lin, pritet të nisë brenda muajit Prill dhe do t'i kushtojë buxhetit të shtetit 60 milionë lekë të reja për variantin pa tunele, ndërsa 70 milionë lekë do të kushtojë varianti i dytë.