Lirohen deputetët, "Arrest shtëpie" për Mark Frrokun dhe Tom Doshin
Ka zgjatur 48 orë aventura në qelitë e policisë për dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi e Mark Frroku. Gjykata e Lartë megjithëse e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre i ka hequr prangat dhe i ka kthyer në shtëpi.Përfaqësuesit ligjorë të Mark Frrokut, që mori i pari masën e sigurisë e cilësuan të padrejtë vendimin.Avokatët e Mark Frrokut: "U vendos arresti shtëpiak, nuk jemi dakord për këtë vendim. Prokuroia i qëndroi qëndrimit të saj, hetimi vijon. Ne do ta kundërshtojmë, pasi Prokuroria ka ushtruar presion, duke atribuar në media, dhe ju mediave ju bej thirrje që tjetër gjë thuhet në media dhe tjetër gjë thuhet në seancën gjyqësore.Të gjitha provat janë në favorin tonë.Të gjitha provat ishin në favor të klientiti tonë. Ngjarja është fals dhe klienti nuk ka lidhje me këtë. Por ne jemi të pakënaqur edhe pse trupi gjykues vendosi lirmin e tij."Ndërsa avokatët e Tom Doshit lajmëruan betejë ligjore deri në Strasburg.Avokatët e Tom Doshit: Do të shkojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strazburgut. Në këtë rast po diksutoheshin kërkesat e Prokurorisë. Masa e arrestit në shtëpi, është i padrejtë dhe i pambështetur në ligj. Ne u njohëm me provat dhe ka prova të tjera që vërtetojnë ato që ka thënë Tom Doshi. Në këto kushte e konsiderojmë vendimin të pabazuar.Mark Frroku ishte i pari që la qelinë e tij në policinë e Tiranës dhe u drejtua për në Gjykatë. Ndërsa bëri disa metra mes gazetarëve deputeti Kristian Demokrat nxori në pah duart e prangosura.20 minuta më pas policinë e Tiranës e la edhe Tom Doshi. Ndryshe nga ish-miku i tij Frroku, deputeti i Shkodrës kishte vetëm njërën dorë të prangosur bashkë me atë të policit që e shoqëronte.Gjatë qëndrimit në Gjykatë që ka zgjatur mbi 3 orë është bërë kujdes që të mos kishte përballje shikimesh mes dy deputetëve që më pas kanë dalë veç e veç pa bërë komente rreth vendimit.Rikthimi në qeli ka qënë i përkohshëm, për të kryer procedurën ligjore. Pasi kanë marrë vendimin e zbardhur të gjykatës dy deputetët kanë marrë drejtime të ndryshme. Mark Frroku drejt banesës së tij në Qytetin e Nxënësve.Ndërsa Tom Doshi drejt vilës së tij në zonën e Profarmës.Dy të zgjedhurit e popullit të akuzuar për kallzim të rremë dhe shtrëngim për dëshmie të rreme tashmë do të presin hapat ligjorë të avokatëve të izoluar pothaujse krejtësisht brënda 4 mureve të banesave të tyre.Në orën 18:50 dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku lënë Drejtorinë e Policisë dhe shoqërohen për në banesat e tyre.
Ora 17:05 Avokatët e Tom Doshit: Do të shkojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strazburgut. Në këtë rast po diksutoheshin kërkesat e Prokurorisë. Masa e arrestit në shtëpi, është i padrejtë dhe i pambështetur në ligj. Ne u njohëm me provat dhe ka prova të tjera që vërtetojnë ato që ka thënë Tom Doshi. Në këto kushte e konsiderojmë vendimin të pabazuar.[caption id="attachment_485579" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Tom Doshi del nga Gjykata pas vendimit që u mor për të[/caption]Ora 16:55 Arrest shtëpia për Tom DoshinGjykata e Lartë dhe masën e sigurisë arrest shtëpie për deputetin Tom Doshi. Pas qëndrimet prej 4 orësh në gjykatë deputetit shkodran iu komunikua akuza. Tom Doshi ka dalë i qeshur nga Gjykata dhe është duartrokitur nga mbështetësit e tij.Rreth orës 15:50 Mark Frroku, pas vendimit ka dalë nga Gjykata e Lartë, por tashmë pa pranga në duar dhe i rrethuar nga forca të shumta policia. Frroku tha mediat vetëm dy fjalë: Drejtësia Vendosi, dhe u prit me duartrokitje nga mbështetësit e tij.Ora 15:40 Arrest shtëpie për Mark FrrokunAvokatët e Mark Frrokut: "U vendos arresti shtëpiak, nuk jemi dakord për këtë vendim. Prokuroia i qëndroi qëndrimit të saj, hetimi vijon. Ne do ta kundërshtojmë, pasi Prokuroria ka ushtruar presion. Të gjitha provat janë në favorin tonë.Të gjitha provat ishin në favor të klientiti tonë. Ngjarja është fals dhe klienti nuk ka lidhje me këtë. Por ne jemi të pakënaqur edhe pse trupi gjykues vendosi lirmin e tij."Ndërkaq Gjykata pritet të vlerësojë ligjshmërinë e ndalimit nga Prokuroria e Përgjithshme për deputetin Tom Doshi.I pari që ka mbërritur në organin e gjyqësorit për tu njohur me masën e sigurisë ishte deputeti Mark Frroku.Rreth orës 12:58 ai ka zbritur nga makina e policisë me pranga ne duar, për tu drejtuar para 5-shes së gjyqtarëve të përcaktuar për këtë çështje.[caption id="attachment_485552" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Mark Frroku del nga Gjykata pa pranga pas vendimit që u mor për të[/caption]Gazetarja Anduena Llabani na informon se në seancën me dyer të mbyllura ai ka përshëndetur familjarët, duke u kërkuar të mos tremben nga prangat e Prokurorit Llalla.[caption id="attachment_485465" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Mark Frroku përshëndet me pranga gjatë shoqërimit për në Gjykatën e Lartë[/caption][caption id="attachment_485464" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Mark Frroku duke u shoqëruar me pranga për në Gjykatën e Lartë[/caption]Ndërkohë vetem pak minuta me pas, ne oren 13:17 minuta ka mberritur nga Drejtoria e Policise edhe deputeti Tom Doshi.Ndryshe nga Frroku, per Doshin ishte gjetur nje tjeter zgjidhje. Deputeti si duket nuk ka pelqyer prangosjen e dy duarve.Ai u shfaq para kamerave me njeren dore ne xhep, ndersa tjetren e kishte te lidhur me pranga me efektivin e "Shqiponjave" qe e shoqeronte.[caption id="attachment_485492" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Tom Doshi duke u shoqëruar me njërën dorë të lidhur në prangë në Gjykatën e Lartë[/caption][caption id="attachment_485493" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Tom Doshi duke u shoqëruar me njërën dorë të lidhur në prangë në Gjykatën e Lartë[/caption]Ja trupi gjykues qe do gjykoje çeshtjen "Doshi"Artan Zeneli, Admir Thanza, Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj dhe Majlinda Andrea do të jetë pesëshja e gjyqtarëve që do të gjykojnë për ligjshmërinë e masës së sigurisë së arrestit të lëshuar nga Prokuroria për deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku.Shorti për caktimin e gjyqtarë u hodh mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Lartë. Gjyqtarja Majlinda Andrea kërkoi të dorëhiqet nga trupi gjykues për konflikt interesi, duke deklaruar se ka njohje me dy deputetët por kërkesa e saj nuk u pranua.Në short nuk morën pjesë dy gjyqtarë për arsye shëndetësore. Mirela Fana dhe Andi Çeliku mësohet se ishin të sëmurë prej dy ditësh.Gjykata e Lartë do të japë masën e sigurisë për dy deputetët në orën 13:30. Relator për Doshin dhe Frrokun do të jetë gjyqtari Guxim Zenelaj.Neser masa e sigurise per Durim BaminNderkaq ne oren 10:00 te se henes, i njejti trup gjykues do përcaktojë masën e sigurisë për Durim Bamin, ku relator do të jetë Aleksandër Muskaj.Organi i akuzës ka kërkuar nga gjykata e Lartë vlerësimin të ligjshëm të ndalimit të dy deputetëve dhe caktimit të masës së sigurisë arrest me burg ndaj tyre.Në dokumentin e prokurorisë të siguruar nga Ora News argumentohet nevoja për ndalimin e Mark Frrokut me dyshimet e arsyeshme se ai mund të largohet nga territori i Shqipërisë për tju shmangur ndjekjes penale.Ky deputet, gjithashtu sipas prokurorisë, është në proces gjykimi në shtetin belg pasi akuzohet nga organet e drejtësisë atje për kryerjen e disa veprave penale.Një ditë më parë dy deputetët u morën në pyetje nga Prokuroria, ndërsa avokatët e tyre pasi dolën nga Drejtoria e Policisë, deklaruan se deputetët ishin marrë në pyetje si persona në hetim për një vepër penale.