Shfaqet për publikun varri i Richardit të tretë

Katedralja Lestër zbuloi varrin e Richardit të tretë, një ditë pasi arkivoli me eshtrat e tij u varrosën pas ceremonisë funebre të mbajtur 530 vjet pas vdekjes së tij.Varri me peshë 2 ton është i bërë me fosile gëlqerore dhe sipër tij qëndron një kryq i thellë.Richardi III, ishte mbreti i fundit anglez që humbi jetën në betejë.Eshtrat e tij u gjetën në një parking makinash tre vjet më parë. Ai vdiq më 22 gusht të vitit 1485 në betejën e fushws së Bosworth.Mijëra njerëz u mblodhën jashtë katedrales së Lester në Angli për të parë nga afër eshtrat e mbretit Richard III, përfshirë turistë nga e gjithë bota.Ata pritën rreth katër orë në radhën e gjatë për të parë nga afër.Ceremonia u drejtua nga Kryepeshkopi Justin Welby, kreu shpirtëror i Kishës Anglikane dhe anëtarë të familjes mbretërore britanike.