Rruga e Qafshtamës prej një muaji e bllokuar nga rrëshqitja e gurëve
Prej një muaji rruga Kruje-Qafshtamë që lidh disa fshatra malorë me qytetin është jashtë funksionit. Shkak është bërë rrëshqitja e gurëve dhe dherave të malit duke lënë të izoluar qindra banorë të zonës.Prej të pakten 1 muaji, rruga Kruje-Qafshtamë vazhdon te jete e bllokuar si pasoje e rreshqitjeve masive te dherave dhe gureve.Nga bllokimi i kesaj rruge jane izoluar te gjithe fshatrat e kesaj zone, cka u ka sjellë qindra banorëve probleme te shumta ne jeten e perditshme sic jane furnizimi me artikuj ushqimore dhe mjete te tjera jetese, apo urgjencat mjekesore.Firma që ka ndertuar rrugën, ndonëse prej një muaji ka sjellë 2 eskavatore që punojne per te cbllokuar rrugen, deri tani nuk ja ka arritur dhe per pasojë fshatrat e malësisë së Krujës, vazhdojne të jenë të izoluar.