Zgjedhjet vendore, partitë pa auditim vjetor s'do pranohen në proces
Në prag të zgjedhjeve vendore së shpejti hapen edhe procedurat për regjistrimin e partive politike. Në këtë kuadër Komisioni Qëndror i zgjedhjeve ka paralajmëruar partitë politike se nëse nuk bëjnë auditimin vjetor nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Komisioni Qëndror Zgjedhjeve i ka bërë apel partive politike të bëjnë publike auditimin vjetor pasi në të kundërt nuk do të pranohen gjatë procesit të regjistrimit.Ndërkohë me afrimin e zgjedhjeve vendore Komisioni Qëndror Zgjedhjeve miratoi disa qendra votimi në ndërtesa private aty ku në fakt mungojnë ambjentet publike. Nga ky proces janë përjashtuar kategorikisht banesat, çka ka qenë në krye të diskutimit mes palëve.Pjesë e rendit të ditës ka qenë edhe miratimi i projektit "Fushata e edukimit të zgjedhësve", përmes të cilit do të përpilohet lista e mediave që do të transmetojnë mesazhet zgjedhore për edukimin e votuesëve.