Studimet për të rinjtë, u çel panairi “Edukimi jashtë Shqipërisë”

Të rinjtë shqiptarë zgjedhin universitet e huaja duke i konsideruar si një mundësi më shumë për të siguruar punësim. Ndërkohë që Britania mbetet një nga vendet më të pëlqyera për studime.Vetë studentët deklarojnë se studimi jashtë Shqipërisë të ofron një kulturë të re dhe më shumë mundësi punësimi.Britania është shteti ku dhjetëra të rinjë duan të arsimohen. Ky fakt është konfirmuar në një panair të organziaur në Shqipëri ku 32 universitete të huaja paraqesin ofertat e tyre dhe mbështesin nëpëmrjet bursave për të studiuar jashtë vendit. Organizatorët thonë se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë shqiptar. Ndërkohë që theksojnë se interesi sa vjen e shtohet  pasi e shohin arsimin në këto universitete si një mundësi më shumë për punësim."Në këtë panair marrin pjesë rreth 32 universitete nga SHBA,Italia.Britania,Zvicra etj.Studentët vijnë këtu për të kryer konsulta  pasi janë pararegjistruar edhe në faqet online të universiteteve.Këtë vit kemi rreth 1 mijë e 500 të rinj në nivele të ndryshme.Interesi i të rinjve shqiptarë është gjithmonë e në rritje ndërkohë që një nga destinacionet e preferuara mbetet Britania"Të rinjtë paraqiten vetë nëpër stendat e këtyre universiteve për të mësuar mbi kriteret, mundësitë e studimit, konusltimet dhe plotësimin e dokumentacionit.Panairi "Edukimi jashtë Shqipërisë"  do të qëndroj i hapur për dy ditë.