Shkollat profesionale, praktika e nxënësve në reparte ushtarake

Në një marrëveshje mes ministrisë se Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe asaj të Mbrojtjes do t'i jap mundësi nxënësve të shkollave profesionale të zhvillojnë praktikë mësimore pranë Forcave të Armatosuara. Të parët që do të përfitojnë janë janë nxënësit e shkollës "Gjergj Canco" që studiojnë për Teknologji Informacioni dhe 2 ministrat thanë se kjo është një mundësi e mirë për ti aftësuar ata të rinjë drejt tregut të punës.Nxënësit që përfundojnë shkollat  profeisonale për Tekonologji Informacioni kanë mundësinë të  realizojnë praktikën mësomore edhe në strukturat ushtrake në vend. Për këtë u firmos dhe një marrëveshje mes ministrisë së mirëqënies sociale dhe rinisë minsitrisë së mbrojtes. Të parët që do të përfitojnë janë nxënsit e shkollës Gjergj canco dhe të dy ministrat u shprehën optimist se relaizmi I këtyre praktikave do të jetë një ndihmë për afëtsimin e tyre drejt tregut të punës.Erjon Veliaj: Ky vit ishte një vit shumë i suksesshëm, u rrit me 40% regjistrimi për herë të parë në kurset p rofesionale. Kjo do të thotë se mesazhi i qeverisë tonë, që fokusi të jetë të zanatet, te ata që dinë të bjnë diçka dhe jo vetëm tek ata që marrin një diplomë më vjen mirë që ka zënë vend.Mimi Kodheli: Jo vetëm që ju jeni të ftuar të praktikoni atë që mësoni në shkollë, por keni shancin të njiheni me një strukturë që është jashtë aspiratave tuaja, që është FAPërveç kryerjes së praktikës mësimore në institucionet ushtarake, nxënësve të këtyre degëve mund t'u krijohet mundësia që edhe të punësohen si personel me statusin e ushtarakut pranë strukturave ushtarake për të ushtruar profesionin e tyre në drejtime TIK.