Berat, kalldrëmin e rrugicave e zëvendëson betoni
Berati po humbet një nga pasuritë e tij, rrugicat me kalldrëm. Ndërsa asnjë rrugë e re nuk po pasqyron këtë traditë të lashtë, edhe ato aktualet po mbulohen nga betoni ose po degradojnë si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes.Berat-Dikur ato konsideroheshin si krenari e qytetit, sot po humbasin nga dita në ditë.Rrugicat e kalldrëmta, të ndërtuara me mjeshtëri nga gurskalitësit kanë qenë krenaria e Beratit, ndërsa sot në shumë lagje ndodhen vetëm në kujtesën e banorëve më të vjetër, të cilët dikur kujdeseshin vet për to.Ndërtimet e bëra vitet e fundit, shtesat, garazhet, etj, nuk mund të linin pa prekur dhe këto rrugica të gurrta, të cilat kanë ngelur fare pak. Në shumë lagje të qytetit rrugicat janë zëvendësuar me beton, janë prishur ose nuk mirëmbahen.Berati dhe Gjirokastra, janë dy qytetet e mbrojtura të UNESCO-s për trashëgiminë e pasur kulturore, që e kanë karakteristikë, rrugicat e shtruara me kalldrëme nga mjeshtërit gurskalitës.